CILËT JANË SHKAKTARËT E NDARJES SË NJË ÇIFTI?

CILËT JANË SHKAKTARËT E NDARJES SË NJË ÇIFTI?

Sipas studimeve, ndarjet janë më të dhimbshme kur çiftet kanë jetuar bashkë, kanë ndarë financat, kanë fëmijë dhe të njëjtin rreth shoqëror. Nëse doni të dini pse ndahen më shumë njerëzit, sipas ekspertëve britanikë ka 12 arsye kryesore.

  1. Procesi i rritjes ka qenë ndryshe për ju të dy
  2. Argumentat e vazhdueshme
  3. Pabesitë
  4. Mungesa e respektit
  5. Interesat e ndryshme nga njëri-tjetri
  6. Distanca e vazhdueshme
  7. Problemet me paratë
  8. Mosmarrveshjet në lidhje me punët e shtëpisë
  9. Problemet seksuale
  10. Dhuna
  11. Mungesa e fëmijëve
  12. Drogërat/kumari/alkooli

Ajo çfarë u vu re nga studimi ishte se shkaqet e listuara ishin njësoj të rëndësishme për të dyja gjinitë. Si burrat ashtu dhe gratë pranuan se “rritja në forma të ndryshme” dhe “sherret” janë faktorët kryesorë që çojnë drejt ndarjes. Mungesa e respektit ishte një faktor që u përmend më shumë nga gratë sesa burrat, ashtu siç ishin gjithashtu problemet me paratë apo ndarja e përgjegjësive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.