GJATË FUNDJAVËS VAZHDON MOT JOSTABIL NDËRSA NGA E HËNA DO TË RRITEN NDJESHËM TEMPERATURAT

GJATË FUNDJAVËS VAZHDON MOT JOSTABIL NDËRSA NGA E HËNA DO TË RRITEN NDJESHËM TEMPERATURAT

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 11 deri në 20 ndërsa maksimalja do të arrijë në 29 deri në 37 gradë. UV = 7

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje në pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme të kohëpaskohshme dhe shtrëngata. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 34 gradë.

Në ditën e dytë të fundjavës do të vazhdojë moti me diell dhe i ngrohtë ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Nga e hëna moti do të stabilizohet me rritje të lehtë të temperaturave ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.