KËTË JAVË DO TË MBAJË MOT ME RRESHJE SHIU DHE BORE

KËTË JAVË DO TË MBAJË MOT ME RRESHJE SHIU DHE BORE

Nën ndikimin e valës së lagësht, reshjet e shiut do të përhapen gjatë natës nga perëndimi, të cilat do të jenë më të bollshme të hënën, si dhe mëngjesin e së martës kur do të ketë rreshje lokalisht mbi 30 l/m2.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup me vranësira me reshje të dendura shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Në viset malore do të ketë reshje bore, ku mbulesa e borës do të rritet ndjeshëm, ndërsa nga nesër nga fundi i ditës borë herë pas here në disa vende më të larta, sidomos në perëndim.

Më pas në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me reshje të dobëta lokale me reshje shiu dhe bore në zonat malore, e sidomos ditën e mërkurë në vendet më të larta do të ketë borë.

Parashikimi për 24.01.2023
Temperatura minimale: -1°C deri 7°C
Temperatura maksimale: 3°C deri 9°C

Në pjesët perëndimore, pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në viset lindore vranësira me reshje më të dendura, në male dhe vendet më të larta me reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu.

Parashikimi për 25.01.2023
Temperatura minimale: -4°C deri 4°C
Temperatura maksimale: 1°C deri 8°C

Kryesisht me vranësira. Në pjesët veriore do të ketë periudha të shkurtra me diell, ndërsa në zonat ekstreme jugore reshje më të dobëta, në male dhe në vendet më të larta, kryesisht në zonat perëndimore me borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Parashikimi për 26.01.2023
Temperatura minimale: -3°C deri 3°C
Temperatura maksimale: 0°C deri 7°C

Pjesërisht e vranët me reshje të herëpashershme të dobëta, kryesisht borë. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.