MIJËRA GRA AMERIKANE NË PROTESTË KUNDËR VENDIMIT GJYQËSOR PËR NDALIMIN E ABORTIT

MIJËRA GRA AMERIKANE NË PROTESTË KUNDËR VENDIMIT GJYQËSOR PËR NDALIMIN E ABORTIT

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Lartë të SHBA-së për ndalimin e procesit të abortit ka ngjallur reagime të forta. Mijëra gra kanë dalë në rrugët e Amerikës për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi që sipas tyre, e kthen vendin 50 vite pas. Në të njëjtën kohë, qytetarë të shumtë janë mbledhur jashtë Gjykatës së Lartë të SHBA për të protestuar kundër këtij vendimi.

Gjashtë nga nëntë gjyqtarët votuan pro ndalimit. Tre nga gjyqtarët e shumicës u emëruan nga ish presidenti amerikan Donald Trump. Gjykata tha se aborti nuk është i ndaluar por tani disa shtete vetë mund të lejojnë ose të kufizojnë abortin në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.