NJIHUNI ME SHOFEREN SHQIPTARE TË AUTOBUSIT NË ZVICËR
Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 258 mijë e 932 shtetas të vendit pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë. Numri më i madh i diasporës jeton në shtetet evropiane, përkatësisht në Gjermani, Zvicër, Itali e Austri. Ata janë me profesione të ndryshme. Ajo.mk ka intervistuar zonjën Suzana Haziri Masllani, e cila aktualisht jeton në Zvicër, ku ushtron një profesion të rrallë për gra, atë të shoferes së autobusit.
Ajo: Prej cilës komunë jeni dhe ku keni migruar?
Suzana Haziri Masllani: “Jam 43 vjeçare. E lindur në Komunën e Haraçinës. Si 8 vjeçare kamë migruar nga vendlindja për në Gjermani ku kam vazhduar edhe shkollimin në Wesseling të Gjermanis, ku kam jetuar 20 vite. Jam e martuar dhe kam tre fëmijë.”
Ajo: Çfarë keni punuar?
Suzana Haziri Masllani: “Në Gjermani kam punuar si infermiere në shtëpi të pleqve. Por para 10 vitesh u shpërngula në Biel kanton të Bernit në Zvicër. Këtu punova për 7 vite në një vetëshërbim, ndërsa tani punoj si shofere e autobusit.”
Ajo: Profesioni i shoferes së autobusit nuk praktikohet shumë nga femrat. Si të lindi ideja për këtë profesion?
Suzana Haziri Masllani: “Fillimisht nuk isha 100% e bindur, por me insistim të vajzës time dhe të bashkëshortit e morra lejen e autobusit dhe prej tre vitesh jam e punësuar ne VB Biel.”
Ajo: Megjithëse prej vitesh jetoni në mërgim cilat janë lidhjet tuaja me vendlindjen?
Suzana Haziri Masllani: “Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në mërgim por asnjëherë nuk e harroj vendlindjen. Jam krenare qe jam e lindur në Haraçinë.”
Intervista është dhënë ekskluzivisht për portalin Ajo.mk dhe të drejtën e shpërndarjes e ka portali dhe bashkëbiseduesja.
Leave a Reply