NË SISTEMIN “TERMINI IM” PARALAJMËROHET SEKSIONI “SHËNDETI I GRAVE”
Në sistemin shëndetësor “Termini im” do të futet seksioni “Shëndeti i grave”, ku do të përfshihen të gjitha raportet nga ekzaminimet gjinekologjike, eko e gjirit si dhe mamografia.
Këtë e kanë bërë të ditur nga Shoqata e mjekëve të Maqedonisë së Veriut, me rastin e Javës kundër kancerit të qafës së mitrës. Nga 100 mijë gra në vit, sipas të dhënave të viteve të fundit, 20-21 sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës, që është një përqindje mjaft e lartë.
Sipas mjekëve, i nevojshëm është ndërgjegjësimi i publikut për vaksinim ndaj HPV-së te vajzat dhe gratë.
Leave a Reply