SI REAGON TRUPI GJATË NDRRIMIT TË STINËVE?

SI REAGON TRUPI GJATË NDRRIMIT TË STINËVE?

Trupi nuk reagon pozitivisht ndaj ndryshimeve të temperaturës. Lodhje, dhimbje koke, apati, gjendje dobësie, mungesë oreksi, të gjitha këto i atribuohen asaj që në gjuhën e popullit quhet “periudha e ndryshimit të gjakut”. Shenjat e mësipërme janë më të theksuara në persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, organizmi i të cilëve jo gjithnjë i përballon aq lehtë.

Sistemi që preket më shumë është ai kardiovaskular. Mekanizmi është shumë i thjeshtë, pasi të gjithë e dinë se nga të ftohtit trupi i njeriut tkurret. Për pasojë dhe enët e gjakut. Duke pasur një seksion më të ngushtë në vazat e gjakut, ndodh rritja e tensionit mbi vlerën normale.

Aty ku vazat e trurit ose të zemrës janë të ngushtuara ose të dobëta ndodhin infarktet. Po ashtu duke u rritur tensioni, vazat e gjakut çahen. Prandaj këshillohet që ata që vuajnë nga sëmundje të sistemit kardiovaskular të bëjnë një vizitë që në fillim të stinës.

Ardhja e stinës së pranverës shënon edhe fillimin e sëmundjeve alergjike. Nuk janë të paktë ata që rrinë me shami në dorë për të përballuar alergjitë e stinës. Fillon poleni i disa luleve, i cili sjell lindjen e disa sëmundjeve alergjike, të cilat duhet të marrin mjekim si të gjitha sëmundjet e tjera.

Nuk janë të paktë njerëzit që preken nga alergjitë e ndryshme që në fillim të marsit. Grupi i sëmundjeve të lëkurës është një tjetër shqetësim që vjen si pasojë e ndryshimit të stinëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.