OBEZITETI KA PREKUR RREH 20% TË POPULLSISË NË RMV

Doctor listening to patient’s heartbeat with stethoscope in clinic

OBEZITETI KA PREKUR RREH 20% TË POPULLSISË NË RMV

Në vendin tonë numri i personave me mbipeshë është në rritje. Madje rreth 20 përqind e popullsisë përballet me obezitetin. Obeziteti shkakton komplikime shëndetësore  dhe pasojat mund të jenë fatale, thonë mjekët sipas të cilëve është shum e rëndësishme vetëdijësimi i popullsisë për këtë problem shëndetësorë. Mjekët sqarojnë se shumë faktorë gjenetikë, fiziologjikë dhe të sjelljes ndaj ushqimit lujanë rol në etiologjinë e obezitetit.

“Nevojitet sa më shumë edukim për këtë sëmundje sepse shkakton komplikime shëndetësore. Ne si shoqatë duhet të qasemi në mënyre multidisciplinare në parandalimin e mbipeshës, sepse jo vetëm të rriturit kanë probleme me mbipeshën por edhe fëmijët”, deklaron endokrinologu, Irfan Ahmeti.

ISHP thekson sidomos rritjen e obezitetit tek moshat e reja deri në 15 vjeç,  por ka rritje të theksuar edhe tek mosha e mesme.

“ISHP jep rekomandime,  duke filluar nga nxënësit të ushqyerit, forma e të ushqyerit nëpër shkolla, nëpër kuzhina, por edhe në shtëpi. Këto rekomandime duhet të respektohen nga prindërit sa u takon fëmijëve, pasi si rezultat i obezitetit të theksuar kemi shumë raste të fëmijëve me diabet që është rezultat i obezitetit, apo implikime tjera shëndetësore. Tek të rriturit kemi rekomandime, botime të caktuara, të  ushqyerit, forma të ushqyerit si fitohet obeziteti, si eliminohet obeziteti, cilat janë pasojat e obezitetit, p.sh tek të rriturit janë pasojat e sheqerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundje të ndryshme dhe të gjitha këto dokumente regjistrohen në ISHP dhe jepen rekomandime të caktuara për qytetarët”, thot Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti.

Në nivel botëror, numri i personave me mbipeshë arrinë në rreth 650 milion njerëz.

Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.