FREKUENTIMI I AMBIJENTEVE ME DALLIM EKSTREM TË TEMPERATURËS DËMTON NDJESHËM SHËNDETIN

FREKUENTIMI I AMBIJENTEVE ME DALLIM EKSTREM TË TEMPERATURËS DËMTON NDJESHËM SHËNDETIN

Edhe personat që nuk kanë robleme shëndetësore mund të përballen me pasoja shëndetësore nëse nuk kujdeset gjatë frekuentimit të ambijenteve me dallime ekstreme të temperaturës. Mjekët thonë se adaptimi i organizmit kërkon kohë, në të kundërtën mund të çrregullojë organizmin me komplikime shëndetësore.

“Trupi ka një termoregulacion, termoregulacioni nuk mund të adaptohet përnjëherë, pra jo vetëm kur ndryshon temperature e ajrit por në përditshmërinë tonë shfrytëzojmë ajr të kondicionuar ose të freskuar, nëse jemi një një veturë me 20 gradë dhe jashtë është 40 gradë të bëhet riadaptimi i organizmit mos të dilet menjëherë por të barazohet temperatura përafërsisht që të mos ketë diapazone të gjata të temperatures sepse këtu bëhet çrregullimi dhe kemi disa probleme të ashtuquajtura gjakderdhje të kapilareve ose mikrohemoragji të trurit” , thot mjeku Sedat Lumani.

Ai njëherit sqaron se në këtë periudhë të vitit kur vendi po përballet me temperature të larta, personat me sëmundje kronike duhet të marrin terapinë e rregullt të konsulltohen me mjekët amë.

“Një njeri që lëngon prej shtypjes së lartë prej këtyre temperaturave vjen deri te zbritja natyrale sepse kemi një vazudaladacion një zgjërim të enëve të gjakut dhe me 10-20 milimetra të zhivës shtypja bie më poshtë, pra duhet të korigjohet edhe terapia e shtypjes e tensionit të gjakut duhet të kemi kujdes se gjithnjë prej temperaturave të larta kemi insultet cerebrovaskulare të cilat mund të përkeqësohen ose rishtazi të paraqiten”, theksoi Lumani.

Në këtë periudhë rëndësi të madhe për shëndetin ka edhe ushqimi thot mjeku Lumani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.