PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA KËRKOJNË MBËSHTETJA MUJORE TË BARAZOHET ME RROGËN MINIMALE
Kualicioni “Ndryshojmë” kërkon rritje prej 35 përiqnd të shtesave për personat me aftësi të kufizuara, përkatësisht barazimin e tyre me rrogën minimale. Aktualisht personat e rritur me aftësi të kufizuar marrin shtesa prej 7, 200 denarë ndërsa për fëmijë 5,500 denarë.
Kjo kërkesë i është adresuar edhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. “Sa do të jetë rritja 35 apo 25 përqind ne nuk e dime, por ne po kërkojm të zgjidhim problemin ekonomik të personave me aftësi të kufizuar një her e përgjithmonë.”, thot Suaret Alishan nga kualicione “Ndryshojmë”.
Nga Ministria e punës dhe politikës sociale premtojnë zgjidhje të këtij problemi, ndërsa theksojnë se kjo kategori e qytetarëve nuk janë harruar edhe në pakot sociale të Qeverisë. “Me zgjidhjen ligjore që është në procedurë parlamentare, kjo kategori e njerëzve në tre muajt e ardhëshëm do të marrin nga tre mijë denarë shtesë”, bëjnë të ditur nga MPPS. /Ajo.mk
Leave a Reply