KOMBINIMET E USHQIMEVE QË TRUPI TË MOS SËMURET KURRË

KOMBINIMET E USHQIMEVE QË TRUPI TË MOS SËMURET KURRË

Të njohësh vlerat ushqyese të ushqimeve është diçka shumë pozitive, por më mirë do të ishte të zbulonim se si sillen ato në kombinimet me njëra-tjetrën. P.sh:

Për kocka më të forta: vitaminë D + kalcium

Që kalciumi është thelbësor në funksionimin dhe ndërtimin e kockave kjo dihet, por përthithja e tij përmes indeve lidhore është një proces që ndihmohet shumë nga vitamina D. Gratë e moshave 19-50 vjeç konsumojnë 1000 mg kalcium në ditë dhe pas kësaj moshe, deri në 1200 mg në ditë. Për të optimizuar përthithjen, mjafton të pini një gotë qumësht.

Për të pasur nën kontroll sasinë e kripës: kripë + kalium
Kripa gjendet në shumë ushqime dhe sasia e rekomanduar është 1500 mg në ditë. Për të kontrolluar marrjen e saj, duhet t’i kombinoni ushqimet e kripura me ushqime të pasura me kalium për të favorizuar diurezën. Për të optimizuar marrjen e kaliumit dhe kripës, hani sa më shumë fruta dhe perime dhe bëni kujdes ndaj sasisë së kripës të fshehur në ushqimet e limituara.

Për qeliza të shëndetshme: Vtaminë B12 + acid folik

Vitamina B12 dhe acidi folik përfaqësojnë një prej çifteve më të përsosura përsa i përket kombinimeve nutricionale. Vitamina B12 ndihmon në përthithjen e acidit folik dhe të dyja së bashku suportojnë punën e qelizave dhe jetën e tyre. Për t’i integruar, mund të kombinoni mishin, vezët dhe qumështin me perime, fasule dhe bishtaja të tjera.

Mollët dhe Mjedrat Kundër Qelizave Tumoriale

Një studim i botuar së fundmi tek Buletini i Shëndetësisë, vërtetoi faktin se antioksidantët elagjik që gjenden tek mjedrat rrisnin efektet positive të kuercetinës që gjendet tek mollët.

Ky kombinim arrin të eliminojë mundësinë e krijimit të qelizave tumoriale në organizëm.

Fruta të tjera ku këto antioksidantë gjenden janë: për antioksidantin elagjik; shega, arrat dhe thanat, ndërsa kuercetina gjendet tek rrushi dhe qepa.

Për një zemër më të shëndetshme Hikër dhe Brokoli

Kur kolesteroli i keq oksidohet, mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të zemrës, duke çuar në dëmtimin e saj.

Megjithatë antioksidantët ndihmojnë në luftën kundër këtij procesi.

Studiuesit gjermanë arritën në përfundimin se antioksidanti Rutin dhe vitamina C arrijnë të punojnë bashkë për të parandaluar oksidimin e kolesterolit.

Ky antioksidant gjendet tek hikëra, me të cilën prodhohen makarona, bukë apo dhe produkte të tjera.

Për energji gjatë ditës bashkoni Qiqrat dhe Qepët

Sipas një studimi të Shoqatës së Agrikulturës dhe Kimisë Ushqimore, u vu re se përmbajtja e sulfurit që gjendet tek qepët dhe preshi mund të ndihmojë organizmin që të përthithë më mirë hekurin dhe zinkun nga produktet bishtajore, përfshi këtu dhe qiqrat.

Prandaj nëse vuani nga anemia, ky kombinim është ai që ju duhet.

Për antioksidant që ndihmojnë zemrën bëni bashkë Çajin jeshil dhe Limonin

Nuk është një legjendë që personat që pinë një filxhan me çaj jeshil çdo ditë, ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Sipas një raporti të Universitetit Purdue, nëse ju shtoni dhe pak lëng limoni tek çaji juaj, do të keni përfituar përveç shijes dhe një paketë antioksidantësh lehtësisht të përthithshme nga organizmi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.