SIPAS NUTRICIONISTËVE DISA USHQIME NUK DUHET TË NGRIHEN

SIPAS NUTRICIONISTËVE DISA USHQIME NUK DUHET TË NGRIHEN

Ushqimet e  tepërta, zakonisht i vendosim në frigorifer. Por nutricionistët thonë se  temperaturat e ulëta ndryshojnë përbërjen e disa ushqimeve. Ky proces është veçanërisht i dëmshëm për “të gjelbrit”, sepse shkatërron lëndët ushqyese, vitaminat dhe antioksidantët.

Ngrirja e perimeve dhe barishteve nuk rekomandohet. Nëse i vendosni në temperatura të ulëta, klorofili i tyre shkatërrohet, vitaminat dhe vetitë antioksiduese humbasin dhe mbeten vetëm fibrat. Ngrirja dhe më pas shkrirja mund të ndikojë negativisht në vlerën ushqyese të perimeve që janë të pasura me ujë.

Nuk duhet të ngrini perime të pasura me ujë si kastraveca, domate, kunguj të njomë. Ata bëhen të pangrënshme sepse pas shkrirjes humbasin strukturën e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.