USHQIMIN DUHET TA KONSUMONI SIPAS STINËS

USHQIMIN DUHET TA KONSUMONI SIPAS STINËS

Për një trup të shëndodoshë ushqimi duhet ti përshtatet stinës thonë nitricionistët. Me rënien e temperaturave ne duhet ta ngrohim trupin nga brenda.

Ja çfarë duhet të hani gjatë këtij sezoni?

Molla, përmban pektin një lloj fibre të tretshme që i ulë nivelin e kolesterolit dhe toksinave tjera që gjenden në trupin tuaj. Vetëm që siguroheni që i hani me lëkurë, pasi që të gjitha të mirat gjenden tek lëkura.

Banane, është gjithmonë fryt që asnjëherë nuk duhet të mungojë në ditën tonë. Janë burim i kalciumit dhe ndikon në uljen e shtypjes së gjakut, si dhe në ruajtjen e lëngjëve në trup.

Brokoli, jo vetëm që është i mbushur me një numër elementesh kundër sëmundjes së kancerit, po ashtu është i mbushur me Vitaminë C, hekur, dhe kalcium.

Karrota, të gjithë e dimë se sa shumë mund të përfitojmë nga ngrënia e karrotës sa që nuk është e nevojshme të shpjegohet. Mirëpo, karrota e përbërë prej Vitaminës A, ndikon në një lëkurë të shëndetshme, muskuj të shëndetshëm e shumë përfitime të tjera.

Rrushi, është burim i mirë i fibrave dhe Vitaminës C, kalciumit dhe dhe energjisë.

Kërpudhat, janë burim i mirë i hekurit, vitaminës B6, magneziumit dhe zinkut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.