ÇKA E SHKAKTON STRESIN TE FËMIJËT?

ÇKA E SHKAKTON STRESIN TE FËMIJËT?

Edhe fëmijët bien pre e stresit. Por cilët janë faktorët që e shkaktojnë atë? Nga shumë studime shkencore, të bëra në shkolla, dhe nga deklaratat e arsimtarëve e të prindërve, është konstatuar prania e theksuar e stresit, frikës dhe formave të ndryshme të ankthit te fëmijët dhe adoleshentët në shkollë. Përveç arsyeve të përditshme si vonesa për në shkollë apo humbja e një lodre, ata preken edhe nga ngjarje më madhore, të cilat jodomosdoshmërisht janë negative apo stresuese.

Ja cilat janë disa prej tyre:

– Kur prindërit kanë probleme
– Zënka me një shok
– Testimet në shkollë
– Mendimi që të tjerët mund të kenë për pamjen e tyre të jashtme
– Mungesa e privatësisë
– Lindja e një vëllai apo motre më të vogël
– Frekuentimi i një shkolle të re
– Divorci i prindërve
– Rimartesa e njërit prind me një person tjetër
– Gjendja jo e mirë ekonomike në familje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.