DISA USHTRIME PËR SHËRIM PAS OPERACIONIT CEZARIAN  

DISA USHTRIME PËR SHËRIM PAS OPERACIONIT CEZARIAN  

Pas operacionit cezarian duhet të jeni të kujdesshme dhe t’i bëni vetëm ushtrimet më të lehta. Shërimi mund të zgjasë shumë sepse indi i prerë ka nevojë për shumë kohë për t’u shëruar dhe për të filluar rikuperimin. Prandaj, jepni kohë trupit tuaj që të shërohet, së paku gjashtë javë. Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj para çfarëdo ushtrimi qoftë, në mënyrë që të siguroni shërim të përshtatshëm të trupit.

Pas prerjes cezariane, ushtrimet duhet të jenë më të lehta dhe më të buta. Madje edhe nëse ngritja e peshave dhe vrapimi para shtatzënisë për ju ishte rutinë, tani nuk është koha ta vazhdoni. Pushimi dhe rehabilitimi janë të nevojshme pas operacionit. Edhe pse trajtohet si një procedurë e vogël, në fakt është një operacion i madh. Shmangni çdo ushtrim abdominal që ushtron presion në muskujt e poshtëm të barkut. Gjithashtu, nuk duhet të bëni përkulje të shpinës ose ushtrime si kërcimi që kërkojnë lëvizje shpërthyese. Pikërisht për këtë arsye Kelly Peterson, doktoreshë e ortopedisë dhe terapisë fizike, eksperte në përgatitjen dhe rikuperimin nga lindja, si dhe ankesa dhe probleme të tjera që lidhen me aparatin tretës, ka regjistruar një video në të cilën tregon se cilat ushtrime janë të rëndësishme për forcimin e muskujve të barkut pas një operacioni cezarian.

Këto janë ushtrimet më të sigurta të cilat do t’ju mundësojnë që sa më lehtë të shëroheni nga prerja cezariane:

-Frymëmarrja “me stomak” – frymëmarrja abdominale ku gjatë marrjes dhe nxjerrjes së frymës lëvizim vetëm stomakun, domethënë diafragmën.

-Me rastin e nxjerrjes së frymës lirojeni atë nëpërmjet gojës, në mënyrë që sa më lehtë të lironi gjithë frymën dhe t’i mundësoni stomakut aq më shumë “të zbrazet” në mënyrë që kërthiza të jetë sa më afër shtyllës kurrizore.

-Në pozicion të ulur merrni frymë me stomak në të njëjtën mënyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.