FOSHNJA E PARË E 2023 NË SHKUP DJALË, NË TIRANË DHE PRISHTINË VAJZË
Një minutë pas mesnate, në orën 00:01, në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup ka lindur foshnja e parë e vitit të ri 2023.
Foshnja është e gjinisë mashkullore, peshon 3720 gram dhe është e gjatë 51 centimetra, informojnë nga Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup.
Nëna e foshnjës është Stojanka Panajotova 22-vjeçare nga fshati Sokolarci i Koçanit dhe është fëmija i saj i parë. Klinika i uron foshnjës së porsalindur shëndet dhe fëmijëri të lumtur.
Në Shqipëri bebja e parë për 2023 është vajzë! Ajo quhet Promisa dhe është shëndosh e mirë. Ajo lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, në ora 12:00.
Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), foshnja e parë e lindur këtë vit është vajzë, ndërsa nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet, bëjnë të ditur mjekët.
Nëna e parë e 2023-s është nga Drenasi. Ka lindjen e dytë. Ka lindur një fëmijë të shëndoshë nëpër rrugë natyrore të lindjes, bëjnë të ditur nga spitali.
Në vitin 2022 në këtë klinikë janë kryer 8808 lindje.
Leave a Reply