LUHATJET E NDJENJAVE DHE DËSHIRAVE GJATË SHTATZËNISË, NË VEÇANTI PËR USHQIMIN

LUHATJET E NDJENJAVE DHE DËSHIRAVE GJATË SHTATZËNISË, NË VEÇANTI PËR USHQIMIN

Gjatë periudhës së shtatzënisë secila grua ndjen ndryshime në veset e përditshme, dëshirat jo të zakonshme dhe ndjenjën e urisë apo në të kundërtën jo dëshirën për ushqim. Të gjitha e pyesin veten pse ndodh kjo?

Sigurisht që të rralla janë gratë që nuk kanë ndjenja të çuditshme të cilat ndryshojnë nga dita në ditë, ku bën pjesë edhe disponimi gjatë tërë kohës i cili është i luhatshëm. Të gjitha këto dukuri të çuditshme në shtatzëni në fakt kanë një bazë shkencore. Mjekët kanë një shpjegim përse ndodhin këto ndryshime të pazakonta.

Ndryshimi i nevojave për ushqim

Universiteti i Konektikatit realizoi një studim që tregon se si ndryshojnë dëshirat dhe nevojat për ushqim gjatë shtatzënisë. Në tremujorin e parë, gratë shtatzëna zakonisht refuzojnë shijet e hidhura dhe të forta. Në tremujorin e dytë dhe të tretë të gjitha preferojnë ushqimet e kripura dhe të tharta. Supozohet se kjo dëshirë për kripë është në fakt pasojë e nevojës për natrium, i cili nevojitet për të kompensuar vëllimin e gjakut.

Ngathtësi dhe çorientim

Në fillim të shtatzënisë rritet niveli i hormonit relaksinë i cili relakson kyçet, muskujt, ligamentet (për të lëvizur më vonë legenin), prandaj ndodhin ndryshime të tilla. Nga fundi i shtatzënisë kur barku rritet, qendra e ekuilibrit ndryshon, kështu që ju mund të pengoheni në këmbët tuaja.

Luhatje humori

Hormonet janë padyshim përgjegjës për këtë gjendje në përqindjen më të madhe. Pas konceptimit, ka një ndryshim në nivelin e progesteronit dhe estrogjenit, të cilat ndikojnë edhe në tru. Estrogjeni është i lidhur ngushtë me një rritje të dopaminës dhe serotoninës, të cilat janë përgjegjëse për rregullimin e emocioneve, sjelljes dhe humorit. Përveç ndryshimeve në hormone, ndjenjat e këqija gjatë shtatzënisë mund të ndodhin edhe për shkak të stresit fizik, dhimbjes, lodhjes dhe ndryshimeve që ndodhin në metabolizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.