PAS LINDJES FEMRAT JANË DUKSHËM MË PAK AMBICIOZE NË PUNË
Femrat janë dukshëm më pak ambicioze sesa meshkujt që të avancohen në punë pasi të lindin fëmijë, sugjerojnë hulumtimet e fundit. Një raport i publikuar së fundi nga ekspertët britanikë ka zbuluar se vetëm 27.8 për qind e femrave janë të vetë-punësuara apo punojnë me orar të plotë tri vite pas lindjes, krahasuar me 90% të meshkujve.
Të dhënat po ashtu tregojnë se femrat që rikthehen në punë pas pushimit të lehonisë janë 66% më pak të prira të rriten në pozitë gjatë pesë viteve të ardhshme, krahasuar me meshkujt. Veç kësaj, 17% e femrave e lënë punën gjatë pesë viteve pas lindjes, krahasuar me vetëm 4% të meshkujve. Hulumtuesit kanë treguar se femrat vuajnë ekonomikisht si rezultat i përgjegjësive që i kanë si prind.
Leave a Reply