TRE FËMIJË NGA SHKUPI PËRFUNDUAN NË SPITAL PASI KANË PIRË DIZENTAL

TRE FËMIJË NGA SHKUPI PËRFUNDUAN NË SPITAL PASI KANË PIRË DIZENTAL

Tre fëmijë mbrëmë mbrëmë janë dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve pasi që në një festë ditëlindjeje të mbajtur në kënd lojërash kanë pirë materie të lëngshme, me siguri dizental, njofton MPB.

“Më 11.06.2023 në orën 20:40 në Stacionin policor Aerodrom, nga IPSH – Klinika për sëmundje të fëmijëve ka pasur paraqitje se në orën 18:00 në klinikë janë sjellë tre të mitur me skuqje të mukozës së gojës. Sipas paraqitjes, fëmijët kanë qenë në një festë ditëlindjeje në një kënd lojërash në rajonin e Aerodromit, ndërsa pas masave të ndërmarra dhe bisedave të kryera me prindërit dhe të punësuarit, u konstatua se fëmijët kanë pirë nga materia e lëngshme në shishe, me siguri dizental, e cila ishte lënë në banak. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.