LUMANI: NDRYSHIMET E SHPESHTA TË TEMPERATURAVE TË DËMSHME PËR SHËNDETIN

LUMANI: NDRYSHIMET E SHPESHTA TË TEMPERATURAVE TË DËMSHME PËR SHËNDETIN

Temperaturat në vend aktualisht u ngjanë atyre të vjeshtës, e jo temperaturave pranverore. Kjo ndikon negadivisht në shëndetin e qytetarëve, thot për ajo.mk mjeku Sedat Lumani. Ai apelon te qytetarët e sidomos te ata me sëmundje kronike, të kenë kujdes me shtypjen e gjakut, pasi mund të shkaktohen edhe probleme shëndetësore me pasoja të rënda si gjakderdhje në tru, apo sëmundje cerebro-vaskulare të cilat kanë edhe pasoja për sistemin motorik të organizmit.  Ndryshimet e temperaturave brenda ditës, ndikon keq jo vetëm te personat me sëmundje kronike por edhe te njerzit e shëndoshë. Sidomos te disa grupmosha të cilat janë më të ndishme siç janë: fëmijët, e sidomos fëmijët shkollorë të cilët në mëngjes shkojnë në shkollë me temperatura diku nën 10 gradë, ndërsa kthehen kur temperaturat janë rritur në mbi 20 gradë. Këto lëkundje të temperaturave nuk mund ti përballojë organizmi. Apo fëmijët të cilët janë me aktivitet fizik, paraqiten me simptome të sëmundjeve gripore apo sikur janë të ftohur me teshje, temperaturë, dhimbje të muskulaturës, humbje të oreksit”, thekson Lumani.

Ai rekomandon për kujdes të shtuar të personave me sëmundje kronike.

Për të sëmurët kronik është shum me rëndësi të theksojmë se duhet të merret terapija e rregullt dhe në kohë, pasi duhet të kenë kujdes ndaj ndryshimeve të temperaturës, për shkak të ndikimit në përkeqësimin e sëmundjeve kronike të sistemit të frymëmarrjes siç janë bronhitet kronike asmatike, ata me sëmundje kardio vaskulare të cilët mund të përkeqësohen”, shton Lumani.

Edhe gratë shtatzëna bien në grupin e rrezikshmërisë thot Lumani: “Shtatzënat ose lehonat edhe ashtu e kanë njlë sistem mbrojtës, prandaj ato duhet të kenë kujdes të posaçëm, njejt me të persoant me sëmundje kronike”, shton Lumani.

Mjeku Lumani thekson se duhet të kihet kujdes edhe me lagështinë e ajrit. Duhet të kuhet kujdes se sa rrihet në ambient të hapur duke pasur parasyshë lagështinë e ajrit. Duhet përshtatur sipas kushteve klimatike”, thekson mjeku Lumani.

Kjo pranverë e vonuar ka sjellur edhe sëmundjet e alergjive polenoze thot Lumani, duke theksuar se sidomos janë të prekur persoant që lëngojnë kronikisht. Çdo vjet për 10 deri në 15% kemi paraqitje të polenozave ose alergjive të reja te persoant të cilët nuk kanë pasur problem ndonjëherë, prandaj duhet të kenë kujdes sidomos personat e rrezikuar nga poleni ose alergjitë”, thot Lumani.

Si masë preventive Lumani apelon te qytetarët: “Të adaptohet veshëmbathja sipas temperaturave të ditës, të cilat ndonjëherë na duhet ti ndrrojmë brenda ditës dy ose tre herë, pasi kemi lëkundje të shpeshta të temperaturave, thekson për portalin ajo.mk mjeku Sedat Lumani.

Sipas metereologëve edhe dita e sotme do të jetë me temperatura të ndryshueshme me vranësira dhe rreshje të kohë paskohëshme. Temperaturat e mëngjesit dhe orëve të apradcitës do të jenë nga 6 deri në 12 gradë në mëngjes dhe deri në 18 gradë në mesditë. Për të shtunën pritet mot më stabil dhe me diell. Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.