CILI ËSHTË USHQIMI QË MBRON SYTË?

CILI ËSHTË USHQIMI QË MBRON SYTË?

Një nga gjërat që shqetëson prindërit për fëmijët e tyre që në moshë të vogël është shëndeti i syve.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se peshqit që përmbajnë acide yndyrore omega-3, si salmoni, skumbri, sardelet dhe toni, ulin ndjeshëm rrezikun e degjenerimit makular.

Por përveç peshkut, ekspertët raportojnë se ekziston edhe një ushqim i preferuar i ëmbël që mbron sytë. Sipas ekspertëve, çokollata e zezë, me nivele të larta të lëndëve të ngurta kakao përmirëson ndjeshëm dhe menjëherë mprehtësinë vizuale.

Studiuesit besojnë se përfitimi i çokollatës së zezë është për shkak të përqendrimeve të larta të flavonoleve që ajo përmban. Flavonolet janë një grup substancash që gjenden në kokrrat e kakaos, të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në retinën e syve dhe trurit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se çokollata e zezë ofron shumë përfitime shëndetësore, si zbutjen e depresionit dhe uljen e presionit të gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.