DUHANPIRËSIT NËN 50 VJEÇ MË TË RREZIKUARIT NGA ATAKU NË ZEMËR

DUHANPIRËSIT NËN 50 VJEÇ MË TË RREZIKUARIT NGA ATAKU NË ZEMËR

Të rinjtë duhanpirës janë 8 herë më të rrezikuar të pësojnë atak në zemër krahasuar me ato që nuk pinë duhan, paralajmërojnë ekspertët.

Duhanpirësit nën moshën 50 vjeç janë më të rrezikuar nga çdo grupmoshë tjetër, sugjeron një studim i ri.

Dihet që të gjithë duhanpirësit janë më të rrezikuar nga problemet në zemër krahasuar me jo-duhanpirësit e të njëjtës moshë, por nuk është e qartë magnituda e këtij rreziku në grupmosha të ndryshme.

Për të përcaktuar magnitudën e saktë të këtij rreziku, hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 1700 të rriturve që po i nënshtroheshin trajtimeve për një nga sulmet më të rënda në zemër – të shkaktuar nga bllokimi i një prej arterieve kryesore që furnizon zemrën me gjak.

Hulumtuesit shkencorë përdorën gjithashtu të dhëna nga Zyra Kombëtare e Statistikave për të mbledhur informacione në lidhje me konsumimin e duhanit dhe gjendjen shëndetësore.

Gati gjysma e pacientëve – 48.5% – ishin duhanpirës, ¼ ishin ish-duhanpirës (27%), dhe ¼ tjetër ishin jo-duhanpirës.

Pasi analizuan të dhënat, hulumtuesit shkencorë panë se duhanpirësit kishin pësuar atak në zemër 10-11 vite më parë se jo-duhanpirësit.

Ndërsa, krahasuar me ish-duhanpirësit, ata që e pinin akoma duhanin ishin dyfish më të rrezikuar të prekeshin sërish nga sëmundjet koronare të zemrës.

Ata ishin gjithashtu tri herë më të rrezikuar se jo-duhanpirësit të prekeshin nga sëmundje periferale vaskulare, një gjendje ku depozita e yndyrave e formuar në enët e gjakut pengon qarkullimin e gjakut në këmbë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.