GRIPI SEZONAL SHQETËSIM I STINËS SË DIMRIT

GRIPI SEZONAL SHQETËSIM I STINËS SË DIMRIT

Kolla, ethet, temperatura e lartë, dhembja e të gjithë muskujve, janë simptomat kur jemi të prekur nga gripi. Dimri është periudha kur gripi sezonal ësht më i pranishëm, siç po ndohë edhe aktualisht. Përkufizimi klinik i “sindromës gripale” përfshin manifestimin akut me simptoma të përgjithshme dhe respiratore siç janë:

– temperaturë;

– pafuqi/lodhje;

– dhimbje koke;

– dhimbje muskulare;

– një nga simptomat respirator;

– kollë;

– dhimbje fyti;

– vështirësi në frymëmarrje.

Për sa i përket diagnozës klinike të gripit, te fëmijët vlejnë ato që u thanë për të rriturit, por duhet patur parasysh se ata nuk janë në gjendje të përshkruajnë simptomat, por i manifestojnë me të qara, mungesë oreksi, nervozizëm.

Tek të miturit gripi shpeshherë shoqërohet me të vjella, diarre dhe rrallë me temperaturë.

Shpesh te fëmijët në moshën parashkollore, sytë e skuqur dhe infeksioni i syve janë karakteristikat e gripit, të shoqëruar me temperaturë.

Te fëmijët e moshës 1-5 vjeç gripi shoqërohet shpesh me laringotrakeit dhe bronkit me temperaturë të lartë.

Simptomat, mbrojtja dhe parandalimi

Gripi karakterizohet për temperaturën e lartë deri në 38 gradë, e cila vazhdon konstant për të paktën 2/3 ditë, prekje të rrugëve respiratore, dhimbje fyti, dhimbje muskulare dhe dobësi trupore. Personat të cilët sulmohen nga virusi i gripit alternojnë ndjesinë e të ftohtit me të ngrohtin apo ethe.

Kush preket nga virusi i gripit duhet të dijë se pas 3/4 ditësh virusi ul aktivitetin dhe pas disa ditë pushimi, personi i kthehet aktiviteve të përditshme. Pra, duhet të kemi kujdes nga simptomat e para. Virusi i gripit përhapet në mënyrë të shpejtë, duke prekur gjithnjë e më shumë persona. Muaji nëntor është periudha ku do të rregjistrojë pikun e parë të gripit 2014.

Gripi i këtyre ditëve mund të përkufizohet ‘para-grip’. Simptomat janë të ngjashme me gripin e vërtetë, e cila do të ketë pikun e saj në muajin dhjetor.

Simptomat paragripale të këtyre ditëve janë të shkaktuar nga virus të ngjashëm me ata të gripit real, të cilët bëjnë pjesë në kategori të gjërë që shkojnë nga rinoviruset në coronaroviruse.

Sindromi paragripal karakterizohet nga kolla, dhimbje fyti, veshi, ulje e tonit të zërit, dobësi trupore. Virusi gjen terren në ndryshimet klimaterike (temperaturave të ulëta) të këtyre ditëve.

Nuk duhet ngatërruar simptomat e influencës nga një ftohje e zakonshme sepse paraqesin klinikë të ngjashme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.