KËSHILLA MJEKSORE PËR MBROJTJEN E GRAVE SHTATZËNA NGA TEMPERATURAT E LARTA

KËSHILLA MJEKSORE PËR MBROJTJEN E GRAVE SHTATZËNA NGA TEMPERATURAT E LARTA

Maqedonia e Veriut është kapluar nga një mot me temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius. Sipas metereologëve mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe gjat javës së ardhëshme.

Përderisa një numër i madh i qytetarëve e shfrytëzojnë këtë për të pushuar në qendrat turistike në vend, apo edhe diku në bregdet, për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve temperaturat e larta janë problem që dëmtojnë shëndetin e tyre.

Më të prekur janë personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, çrregullimet mendore, por edhe grate shtatzëna.

Mjeku Agim Jakupi këshillon që në periudhat me temperature të larta, gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes si në aspekt të ushqimit, ashtu edhe të shmangin daljet nga shtëpia në pikun e të nxehtit.

“Kujdes në ushqim, kujdes në mënyrëne veshjes, kujdes në mënyrën e daljes në temperatura të larta, të konsumojnë lëngje, të bëjnë shëtitjen në mbrëmje, me veshje adekuate, me veshje sa më të lirë për shkak të ajrosjes. Poashtu të bëjnë kontrollet e duhura në momentin kur është caktuar nga gjinekologu amë apo gjinekologu ordiner.”, këshillon mjeku Agim Jakupi. /Ajo.mk

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.