DISA USHQIME MBROJNË NGA SËMUNDJET E ZEMRËS

 

DISA USHQIME MBROJNË NGA SËMUNDJET E ZEMRËS

Arteriet e bllokuara kufizojnë rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin dhe kështu rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, nga të cilat vdesin një numër i madh njerëzish.

Nëpërmjet këtyre ushqimeve mund të parandaloni problemet shëndetësore më lehtë nga sa e kishit imagjinuar.

Boronicat e kuqe

Boronicat e kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidues që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm.

Çaji jeshil

Çaji i gjelbër përdoret gjerësisht për rënien në peshë. Ai pengon gjithashtu absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur tretni ushqimin. Pini të paktën dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak javësh.

Avokado

Avokado është ushqimi që duhet ta përfshini në dietën tuaj, jo vetëm për shkak se është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës.

Shpargu

Përveçse i pastron arteriet, shpargu ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.