SI DUHET TË USHQEHEN GRATË SIPAS MOSHËS?

SI DUHET TË USHQEHEN GRATË SIPAS MOSHËS?

Shijet për ushqim ndryshojnë me kalimin e viteve. Por, çfarë ushqimi duhet konsumuar, që na ofron vitaminat dhe mineralet e nevojshme për trupin tonë?

Ella Allred, nutriciosite e SuperfoodUK, ka treguar se çfarë duhet të konsumojnë grate sipas moshës, për t’u siguruar se po ushqehemi drejtë dhe aq sa kemi nevojë në çdo dekadë të jetës.

Ella thotë se duhet të hedhim poshtë ndërtimin e trupit prej kockave dhe vitalitetit, por duhet menduar për sasinë e kalciumit dhe magnezit që konsumojmë përmes ushqimit.

Në adoleshencë duhet konsumuar:

Qumështi me bajame është pija e përkryer për këtë moshë.

Këtu bën pjesë edhe fiku i freskët, të cilët përmbajnë kalcium dhe duhet të hahen disa herë në javë.

Në të njëzetat:

Vitet e hershme në të 20-tat janë të mbushura me aventura, pije alkoolike dhe shumë ndeja.

Andaj, duhet të ushqeheni me ushqime që përmbajnë vitaminë B, siç janë kërpudhat, vezët, perime, sallatë jeshile, patate të skuqura dhe peshk.

Përpos këtyre mund të hanë edhe mish viçi, fara luledielli apo arra.

Të njëzetat e vonshme:

Në këtë fazë gratë janë në kërkim të rritjes së shkallës së karrierës, për të përmirësuar perspektivat e karrierës dhe mbajtjen e marrëdhënieve shoqërore.

Ushqimet e pasura me magnez u ndihmojnë për çlodhje dhe për ta përballuar stresin e të kenë ritmin e shpejtë të jetës.

Mund të hanë ushqime si fasule, avokado, çokollatë e zezë dhe drithëra.

30 – 40 vjeç:

Femrat në këtë periudhë duhet të kenë foshnje, andaj kjo është arsyeja pse duhet t’i kushtojnë rëndësi ushqimit.

Spinaqi, lakra jeshile, fasulet dhe frutat janë burime të mira.

40 – 50 vjeç:

Gjatë kësaj dekade, tek shumë gra nivelet e energjisë janë në rënie.

Prodhimi i antioxidantit CoQ10 është i nevojshëm për energji, rritje të përqendrimit.

Rekomandohet të hahet sardel, mish viçi e kikirikë.

Vitamina B do të ju ndihmojë në riprodhimin e energjisë.

Menopauza

Shumë gra kanë frikë në këtë periudhë të jetës, por nëse ushqehen si duhen, simptomat janë minimale.

Soja, susami, tofu janë disa nga ushqimet që duhen ngrënë në këtë periudhë.

Pas menopauzës

Kur të përfundojnë periodat, kërkesa për hekur ulet.

Andaj, marrja e hekurit nga perimet është më e pranueshme për trupin.

Fokusimi duhet të jetë në perime me gjethe jeshile, arra dhe fara.

Pas menopauzës, mundësia për tu krijuar yndyrë në trup është më e madhe, prandaj, duhet të konusmohen karbohidrate dhe proteina.

Provoni të gjitha drithërat, patete, fasule, vezë, arra dhe fara, ndërsa duhet të eliminohet përdorimi i yndyrës dhe sheqerit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.