SI TA NDALNI DHIMBJEN E DHËMBIT NË MËNYRË NATYRALE?

SI TA NDALNI DHIMBJEN E DHËMBIT NË MËNYRË NATYRALE?

Dhimbja e dhëmbit është padyshim një nga dhimbjet më të këqija që mund të ndjeni. Gjëja më e keqe është se mund të keni dhimbje gjatë natës dhe nuk mund të shkoni te dentisti. Sidoqoftë, ka disa zgjidhje natyrale të cilat funksionojnë.

Hudhër
Shtypni hudhrat dhe bëni një pastë. Vendoseni në dhëmbin që ju dhemb. Hudhra vepron si një ilaç për shkak të alicinës që përmban, e cila ka veti antibakteriale dhe neutralizon bakteret që shkaktojnë dhimbjen.

Bustina çaji të freskëta

Merrni një bustinë çaji të zi, dhe vendoseni te dhëmbi. Përbërësit që gjendet në çajin e zi konsiderohen shpëtimtarë për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit.

Një lehtësim i shpejtë i dhimbjes së dhëmbëve

Përveç takimit me stomatologun tuaj, një lehtësim të shpejtë të dhimbjes së dhëmbëve mund tju ofrojnë barnat antiinflamatorë siç është Brufen. Megjithëse këto barna nuk mund të mjekojnë shkakun e dhimbjes, siç mund të jetë kariesi dentar, ato ofrojnë një ndihmë në lehtësimin e dhimbjes së tmerrshme, duke ju lejuar kështu të flini, apo të kryeni aktivitetet tuaja të përditshme derisa të shkoni tek stomatologu juaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.