SI TË SHMANGNI KILOGRAMËT E TEPËRTA GJATË PUSHIMEVE?

SI TË SHMANGNI KILOGRAMËT E TEPËRTA GJATË PUSHIMEVE?

Në dditët e relaksit kur shkëputemi nga programi ditor, nga dieta apo edhe palestra, vijnë dhe kilogramët e tepërt dhe më pas heqja e dhjamit pas pushimeve do bëhet një punë shumë e vështirë.

Ju sjellim tre këshilla që duhet të ndiqni në mënyrë që të mund të shijoni kënaqësinë e pushimeve, pa pasur problemin e kilogramëve.

Uji
Është verë, duhet të pish ujë. Është e domosdoshme për funksionimin e duhur të trupit tonë. Gjithashtu na jep ndjesinë se jemi të fryrë nga ushqimi, pa ngrënë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta zëvendësoni ushqimin me ujë. Megjithatë, është zgjidhja më e mirë nëse i ndiejmë ato dëshira për ushqime të kota.

Mëngjesi i pasur
Një mëngjes i pasur ndihmon metabolizmin dhe mund të na mbajë për orë të tëra. Nuk ka nevojë për ekzagjerime dhe ëmbëlsira. Një mëngjes i duhur dhe i pasur nga drithërat (pa sheqer) deri tek buka e thekur është zgjidhja më e mirë për vaktin tuaj të parë të ditës.

Sa më shumë fruta të thata
Frutat, arrat dhe drithërat janë zgjedhja e duhur kur të keni uri gjatë ditës. Mundohuni të shmangni ëmbëlsirat, sanduiçët dhe patatet e skuqura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.