VEND: NË TRAJTIM SPITALOR 439 KOVID PACIENTË

NË RMV NË TRAJTIM SPITALOR 439 KOVID PACIENTË

Në Klinikat Infektive të vendit në trajtim spitalor aktualisht janë 439 pacient. Vetëm gjatë ditës së djeshme 130 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën infektive në Shkup. Në këtë klinikë aktualisht po trajtohen 70 pacient.

Edhe në spitalin e qytetit 8-Shtatori, pothuajse janë plotësuar kapacitetet spitalore. Nga ky spital thonë se:

“Në repartin intensiv janë pacientët me gjendje më të rënduar ndoshta në nivel të shtetit. Mbi 90% e pacientëve janë sjellë nga klinika tjera, në gjendje të rëndë nga Kovid-19 përkatësisht në fazën e tretë të sëmundjes, thonë nga Spitali “8 Shtatori”.

Ditëve të fundit vendi po regjistron shifra të larta me Kovid-19 prej rreth 2000 të infektuar Brenda një dite. Kjo ka bërë që vendet si Gjermania, Bullgaria, Finlanda dhe shtete tjera ta vendosin Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.