BULLIZMI PREZENT EDHE NË SHKOLLAT E RMV-SË

BULLIZMI PREZENT EDHE NË SHKOLLAT E RMV-SË

Udhëhqësitë e shkollave por edhe vetë profesorët të cilët shpesh përballen drejtëpërsëdrejti me bullizmin në shkolla thonë se fatkeqësisht bullizimi është pjesë e realitit tonë dhe ka nevojë të trajtohet si temë.

Megjithatë nuk mungojnë masat e mundshme për ta parandaluar bullizmin sidomos mes të rinjëve.

“Të themi që nuk ka bullizëm mund të gënjejë, por që të kemi bullizëm të kategorive më të rënda fatmirsisht nuk kemi. Por që shkolla patjetër, duke u nisur nga drejtori, shërbimi psikologjik, ose shërbime tjera, patjetër që jemi në vazhdimësi plër ta ndjekur këtë dukuri që është shumë i përfolur kohët e fundit. Rolin kryesor e luan shërbimi psikologjik, ku psikologu është në bashkëpunim me nxënësit punon edhe në seanca t vecanta varësisht sipas nevojës.”, tha Besime Jonuzi, drejtoreshë e Gjimnazit “Ibrahim Temo”.

“Realisht termi bullizëm nuk kuptohet nga shumica e njerëzve, shumë njerz që bullizojnë nuk e din që bullizojnë, por duhet të trajtohet shumë si tem, që njerzit ta kuptojnë që jan duke gabuar. Shpesh herë bullizmi është marrë si diçka normale. Skemi statistikl sa aktuale por sigurisht që bullizmi ekziston, shkaku i reflektimit shpqëror që kemi ne si popull, kemi qef të bullizojmë, është prezent jo vetëm në ambiente shkollore, familjare gjithandej.”, u shpreh profesori, Nderim Pollozhani.

Edhe prindërit pohojnë se bullizmi në shkollat tona është i pranishëm, ndërsa janë të shqetësuar për fëmijët e tyre.

Gjithashtu edhe nga ministria e arsimit kanë bërë të ditur se kjo temë ka marrë vëmendjen e tyre dhe thonë se ky fenomen është bërë një përkushtim për këtë institucion.

“Bullizëm ka çdokund, por ajo që na prek ne si prindër është mosha e fëmijëve tonë. Mendoj që ka bullizëm jo vetëm tek ne në qytet, shtet por edhe rajon, më së miri e vërtetoi rasti tragjik që ndodhi në Serbi. Është një problematikë aktuale që ka reflektim dhe pasoja në jetën e fëmijës. Ne si prindër kemi reaguar te kujdestari i klasës ose te psikologu dhe dretjoresha.”, deklaroi prindi, Milot Rizvani.

“Po ka, ke këto sociale, facebook tik tok, ka bullizëm të madh. Prej në shkollë fillore duhet të kyçen arsimtarët, të folin, mos i lënë. Sigurisht që i sqaroj edhe kam komunikim të mirë me arsimtarët.”, theksoi prindi, Armend Roçi.

Ministri i Arsimit thotë se bashkëpunimi me shkollat dhe prindërimi është i rëndësishëm për të adresuar këtë problem dhe për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të gjithë nxënësit. Masat që do të merren nga ministria kundër bullizmit përfshijnë programe edukuese, trajnime për stafin mësimor, promovim të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të nxënësve dhe prindërve rreth pasojave të sjelljeve bullizuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.