BURG TË PËRJETSHËM PËR VRASËSIT E FËMIJËVE DHE GRAVE NË SHQIPËRI
Qeveria e Shqipërisë ashpërson dënimin për personat e dhunshëm në familje dhe ata që kryejnë krime ndaj të miturve.
Përballë shifrave shqetësuese të dhunës ndaj grave, një projektligj i dorëzuar në parlamentin e Shqipërisë nga Ministria e Drejtësisë kërkon votat e deputetëve , për ti hequr te drejtën e zbritjes së dënimit autorëve dhunues.
Sipas ndryshimeve të propozuara, kushdo që do të akuzohet për dhunë në familje, nuk ka të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë nuk fiton një të tretën e uljes së dënimit.
Gjithashtu, kushdo që vret një fëmijë apo grua dënohet me burg të përjetshëm.
Ky ndryshim në kodin e procedurës penale sugjerohet mbas këshillimit kombëtar në të cilin qytetarët kanë kërkuar ashpërsim të ligjit penal. Pas kësaj aktorët e drejtësisë si Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Brendshme ranë dakord për heqjen e institutit të gjykimit të shkurtuar për krimet e mësipërme, me argumentin se kjo masë ligjore shërben për parandalimin e kriminalitetit ndaj grave dhe fëmijëve dhe jep një drejtësi efektive.
Leave a Reply