CICËRIMAT E ZOGJVE RRISIN HUMORIN E NJERËZVE

CICËRIMAT E ZOGJVE RRISIN HUMORIN E NJERËZVE

Një Studim i udhëhequr nga akademikë nga King’s College në Londër, zbuloi se “takimet” e përditshme me zogjtë rrisin humorin e njerëzve me depresion, si dhe të njerëzve në përgjithësi.

Ata thanë se të dhënat sugjerojnë që vizitat në vende me shumë shpendë, siç janë edhe parqet, mund të këshillohen nga mjekët për të trajtuar gjendjet e shëndetit mendor.

Studimi, i botuar në revistën Scientific Reports, gjurmoi takimet e përditshme të 1,292 pjesëmarrësve me zogjtë vitin e kaluar përmes një aplikacioni smartphone të quajtur Urban Mind.

Studiuesit zbuluan se rezultatet mesatare të mirëqenies mendore të pjesëmarrësve u rritën kur panë ose dëgjuan zogj, duke përfshirë edhe ata që ishin diagnostikuar me depresion.

Pra nëse ndjeheni të shqetësuar është e lehtë ,vetëm kërkoni një vend ku ka drunjë-parkë dhe uluni relaksohuni dhe pritni cicërimat e zogjve ,do të ndjeheni më mirë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.