GRATË HUMBIN TRE ORË GJUM GJATË NATËS ME FAJIN E BURRAVE

GRATË HUMBIN TRE ORË GJUM GJATË NATËS ME FAJIN E BURRAVE

Një studim i ri ka zbuluar se gjysma e grave vetëm në Britani humbin 3 orë të gjumit gjatë natës, që nënkupton 1,095 orë të humbura për një vit.

Dhe thuhet se meshkujt janë njëri ndër fajtorët se pse nuk jeni duke pushuar sa duhet, me gërhitjen e një partneri që është njëra ndër kryesoret e humbjes së gjumit, dhimbja gjatë periodave dhe kujdesi për fëmijët gjatë natës, e faktorë të tjerë, raporton “The Sun”

Një e treta e grave thonë se zgjohet çdo natë, ndërsa një e dyta e tyre tregojnë se vuajnë për gjumë. Në krahasim, ku vetëm 2 në 10 meshkuj raportojnë që gjumi i tyre zakonisht ndërpritet.

Disa prej jush mund të mendoni se kjo nuk është e rëndësishme, por duhet të dihet se gjumi është një faktor tejet i rëndësishëm për energjinë tuaj gjatë ditë, po ashtu mungesa e gjumit mund të çoj edhe në shumë probleme tjera, e më së shumti në probleme mendore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.