NË RMV KA TË REGJISTRUAR 303 PEDOFILË

NË RMV KA TË REGJISTRUAR 303 PEDOFILË

Sulmet seksuale ndaj fëmijëve nën moshën 14 vjeçe në RMV vit pas viti po shënojnë rritje. Ditët e fundit janë regjistruar 2 raste të sulmeve seksuale ndaj fëmijëve edhe atë një në Manastir dhe Tetovë, ndërsa në dhjetë vitet e fundit MPB-ja ka regjistruar 387 sulme gjinore kundrejt fëmijëve. Vitin e kaluar janë regjistruar 22 raste.

Zyrtarisht në vend ka të regjistruar 303 pedofilë, prej të cilëve 13 janë gra. Pjesa më e madhe e pedofilëve janë në liri ndërsa sipas studimeve, gjasat që ata të përsërisin veprën penale janë deri në 75 për qind.

Deri para katër vitesh, në legjislacionin penal të vendit parashihej edhe kastrimi kimik i të diagnostikuarve me pedofil, por edhe pse kjo masë nuk u zbatua asnjëherë – shteti vendosi ta heqë nga legjislacioni.

Aktualisht, e vetmja masë që ndërmerret kundër tyre është dënimi me burg dhe si masë parandaluese, publikohen të dhënave personale si fotografia, emri, mbiemri, pseudonimi, adresa e vendbanimit i pedofilëve në ueb-faqen “registarnapedofili.mk”.

Dragi Zmijanac nga Ambasada për Fëmijë “Megjashi” potencoi nevojën e ashpërsimit të këtyre masave, pasi siç thotë ai, mos-trajtimi adekuat i pedofilëve dhe lënia e tyre në liri shkakton traumë shtesë te fëmijët që kanë qenë viktima të këtyre rasteve.

“Një nga rekomandimet tona ka qenë gjithmonë që sa më të larta të jenë dënimet për këto predatorë seksual aq më pak do të ketë raste të pedofilisë dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Siç e shihni jo gjithmonë shqiptohen dënime të larta, ka raste kur autorët e këtyre veprave të rënda penale lihen në liri që krijon traumë shtesë te fëmijët. Rekomandimi ynë është që fëmijët të mos lejojnë askënd që t’i prekë, të mos pranojnë dhurata, të mos hyjnë në vende të dyshimta si vetura si dhe të mos i besojnë askujt dhe për secilin veprim të çuditshëm ta informojnë prindin”, thot Dragi Zmijanac, nga Ambasada për Fëmijë, “Megjashi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.