PSE GRATE KANË NEVOJË PËR MË SHUMË GJUMË SE SA BURRAT?

PSE GRATE KANË NEVOJË PËR MË SHUMË GJUMË SE SA BURRAT?

Sipas një studimi të ri nga Dr. Jim Horne, ekspert i gjumit në Britani të Madhe, femrat kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt. Dr. Horne sugjeron se ato kanë nevojë për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se një mashkull i rritur.

Ka të bëjë me funksionet e trurit.

“Sa më shumë që e përdor trurin gjatë ditës, aq më shumë ai ka nevojë të qetësohet dhe aq më shumë gjumë ju duhet”, thotë Dr. Horne në një artikull të botuar në Daily Mail.

“Femrat bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, kështu që ato e vënë më shumë trurin në lëvizje krahasuar me meshkujt. Për shkak të kësaj, nevoja e tyre për gjumë është më e madhe”.

Edhe pse femrat duhet të flenë mesatarisht 20 minuta më shumë se meshkujt, disa nga ato mund të kenë nevojë edhe për më shumë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.