SPASOVSKI: DHUNA NË FAMILJE ME PASOJA PËR TËR SHOQËRINË

SPASOVSKI: DHUNA NË FAMILJE ME PASOJA PËR TËR SHOQËRINË

Vitin e kaluar nga gjithësej 1,117 vepra të regjistruara penale nga sfera e dhunës në familje, 942 janë gra, bashkëshorte, nëna ose vajza, ndërsa nga totali i autorëve të raportuar, 1,061 janë meshkuj. Statistikat i shpalosi misnitri i bredshëm Oliver Spasovski, duke theksuar nevojën për veprim të përbashkët institucional dhe marrjen e masave që do të kontribuojnë në uljen e dhunës në familje.

Ministri Spasovski, i cili mori pjesë në takimin përmbyllës: “Së bashku për zgjidhje të shpejtë të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave”, njëherit theksoi se dhuna në familje ka pasoja negative jo vetëm në familje por edhe në të gjithë shoqërinë.

“Vitet e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të kornizave globale dhe kombëtare ide dhe zgjidhje të prezentuara për mbrojtjen e grave, parandalimin e dhunës në familje, duke e përfshirë parandalimin e formave më të rënda të krimit si dhuna seksuale dhe shfrytëzimi. Gjithçka për të cilën deri para dy dekadash flitej dhe veprohej pak, tashmë është në fokus të interesit publik dhe institucional si problem prioritar”, deklaroi Spasovski.

Ai siguroi se MPB-ja vazhdon të veprojë në mënyrë konsistente me synimin për zhdukjen e fenomeneve të tilla dhe sanksionimin e çdo dhunuesi.

Zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale Enver Husein tha se dhuna në familje kërkon qasje komplekse dhe nuk duhet pranuar si sjellje e justifikuar në asnjë rrethanë.

Ai vlerësoi se shteti ka krijuar një sistem stabil dhe po i merr të gjitha masat e nevojshme dhe shprehu kënaqësinë me fjalimin fillestar publik për këtë temë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.