REGJISTROHET NË RMV LLOI KRAKEN I VIRUSIT KORONA

REGJISTROHET NË RMV LLOI KRAKEN I VIRUSIT KORONA

Lloji i ri Kraken i virisit Korona është regjistruar edhe në RMV. Virusi është detektuar te një pacient nga Gjevgjelia, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Mostra është marr më 11 janar. Nga të gjithë 32 mostrat e marra të cilat janë analizuar në laboratoret e Instituti për Shëndet Publik është konfirmuar Sars -Cov 2, ndërsa mostrat janë marrë në muajt Dhjetor dhe Janar.

“Ne tashmë jemi të njohur me paraardhësit e ketij varianti.  Nuk është diçka e madhe të themi se kjo është vlersuar si Immuno-Skejp, nuk ka shumë kapacitet për të dobësuar sistemin imunitar të njeriut apo popullsisë në vendin tonë. Që do te thotë se, njerëzit tashmë kanë imunitet nga ky variant, pra nga varianti i fundit  Omicron, që nënkupton se ky variant bie në të njejtin grup me Omicronin” , tha kreu i Departamentit të Mikrobilogjisë, Dr.Dukagjin Osmani.

Varianti “Kraken” shumë më lehtë përhapet se llojet tjera të virusit, thonë epidemiologët. Gjithashtu simptomet janë më të lehta dhe nuk pritet përhapja e këtij lloji të virusit që të mbingarkojë spitalet.

Përveç temperaturës së lartë, te ky lloj simptomat tipike janë të vjellat dhe diarea. Udhëtimet për pushime dimërore janë shkaku kryesorë se pse varianti “Kraken” ka ardhur në vendin tonë.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti për Shëndet Publik, në javën e dytë të Janarit ka patur 203 pacientë të infektuar me virusin Korona, është regjistruar edhe një numër i lartë i pacientëve me grip sezonal, përsëri nga Komisioni për Smundje Infektive thonë që situate epidemiologjike është stabile nuk ka nevoje për masa shtesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.