SHTATZËNIA E PA PLANIFIKUAR TE ADOLESHENTËT NË RMV ARRINË NË 11%

SHTATZËNIA E PA PLANIFIKUAR TE ADOLESHENTËT NË RMV ARRINË NË 11%

Shkalla e shtatzënisë së paplanifikuar tek adoleshentët në Maqedoninë e Veriut është 11% dhe është një nga më të lartat në Evropë.

Për më tepër, shkalla e lindjeve te të miturat është 15.7 në 1000, që është pothuajse tre herë më e lartë sesa mesatarja prej 6 në 1000 lindje për vendet e Bashkimit Evropian.

Gjinekologia Meral Yzeiri Ferati thot në një intervistë për “Goodmorning Albanians” se ka të rinj që nuk janë në dijeni për masat mbrojtëse që duhen përdorur gjatë akteve seksuale. Ajo tregoi se ka dhe nga ata që mund të jenë në dijeni, por nuk janë mjaftueshëm të informuar për përdorimin e tyre.

“Nga ajo që kam dëgjuar, jo se kanë lexuar apo se kanë marrë një mendim profesional, por thjesht kanë paragjykime. Për shembull, për kontranceptivët që merren nga goja nga vajzat dhe djemtë, këta të fundit zakonisht nuk e pranojnë,” deklaron gjinekologia Yzeiri Ferati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.