CILI DO TË JETË STILI I VESHJES SË PARTNERES SË RONALDOS, GEORGINA RODRIGUEZ NË ARABI?

CILI DO TË JETË STILI I VESHJES SË PARTNERES SË RONALDOS, GEORGINA RODRIGUEZ NË ARABI?

Cristiano Ronaldo tanimë është futbollist në skuadrën Al-Nassr, në Arabinë Saudite. Por lind pyetja cili do të jetë stili i veshjes së partneres së tij, Georgina Rodriguez?.

Ligjet në Arabinë Saudite do ta detyrojnë Rodriguezin të bëjë disa ndryshime në stilin e veshjes, transmeton Marca.  Ajo u pa gjatë prezantimit duke bërë një gjest për vendin ku do të banojë me yllin portugez me një xhaketë të gjatë dhe të zezë.

Në krye ajo zgjodhi një tunikë prej kadifeje në ngjyrë kafe çokollatë, shumë e ngjashme me atë që zakonisht veshin vajzat në këto vende. Arabia Saudite nuk është një vend miqësor për gratë, për të mos përmendur që ligjet e saj të rrepta fetare mund të jenë pengesë për marrëdhënien e çiftit pasi futbollisti dhe modelja nuk janë të martuar thekson Marca.

Por, sipas disa raportimeve të mediave, autoritetet do të injorojnë shkeljen në këtë rast. Teksa tani thuhet se Rodriguez do të duhet të ndryshojë mënyrën se si vishet në publik dhe tani e tutje ajo do të duhet të jetë në përputhje me Statutin e Dekorimit Publik.

Ajo do të duhet të vishet me modesti dhe dekor, pa dekolte, pa rroba të ngushta, pa veshje të shkurtra dhe me pak fjalë, pa lëkurë të tepërt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.