KAM HUMBUR NËNTË FËMIJË ME ABORT SPONTAN POR REALIZOVA ËNDRRËN TIME-SHERON STOUN

KAM HUMBUR NËNTË FËMIJË ME ABORT SPONTAN POR REALIZOVA ËNDRRËN TIME-SHARON STONE

Secila grua që ka pësuar një abort kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”, ka deklaruar aktorja e famshme Sharon Stone. Ajo bën të ditur se personalisht ka humbur nëntë fëmijë për shkak të aborteve spontane.

“Ne si gra, nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti spontan. Nuk është gjë e vogël fizikisht dhe emocionalisht por ne jemi bërë për ta ndierë atë. Është diçka që e përballojmë vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjenje dështimi, në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin për të cilin kemi kaq nevojë,” –shkroi ajo në një koment në Instagram.

Stone e bëri komentin në postimin e revistës People. Aktorja 64-vjeçare më pas ka realizuar ëndrrën e saj të nënës duke birësuar tre djem, Roan, 22 vjeç, Laird, 17 dhe Quinn, 16.

Leave a Reply

Your email address will not be published.