NË CILAT GISHTA DUHET VENDOSUR UNAZAT?

NË CILAT GISHTA DUHET VENDOSUR UNAZAT?

Çdo vendosje e unazës në gisht ka një kuptim të caktuar. Përmes tyre ne mund t’i japim shtysë qëllimeve që kemi dhe të ndihmojmë organet e ndryshme të trupit të funksiojnë më mirë.

Kështu thotë mjeshtra e meditimit “TAO” Amadea Stefa  në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. “Këto lidhen lehtësisht përmes meridianëve, ato janë si rrugëtime të një lumi  që janë të lidhura me pesë elementët e natyrës dhe me pesë gishtat” tha ajo.

“Së pari nuk është pa qëllim unaza e martesës në anën që mbahet sepse në këtë gisht ne kemi lidhur metalin, elementi i metalit në mjekësinë tradicionale kineze që është e lidhur më mushkëritë, me frymëmarrjen , me jetën. Frymëmarrja është jeta. Nëqoftëse jemi në dashuri me veteveten është komplet pjesa e kraharorit që është e lidhur me atë gisht, domethënë që kemi një përmirësim të pjesës së mushkërive por edhe të sistemit digjistiv që shumë pak veta e dinë. Dhe kur Përdorim unazën në gishtin e mesit, është lidhja me zemrën, shumë veta e vendosin në gishtin e mesit, ata e bëjnë pavetëdije. Kur e vendosim në gishtin e mesit, këtu lidhet dhe me tensionin Nëse e vendosim në gishtin tregues ndihmojmë mëlçinë, tëmthinë, shikimin. Nëse e vendosim tek gishti i vogël ndihmojmë veshkat, fshikzën e urinës, prostatën. Kush ka probleme me stomakun duhet ta mbajë unazën tek gishti i madh”, thot Amadea Stefa.

Por cilat janë materialet më të mira të unazave sipas saj?

E mira do të ishte flori, e dyta është argjendi. Sepse floriri ndaç i arit i verdhë ose i bardhë ka nga ana e informacionit më shumë energji. Ka edhe nga ato që janë të bërë me gurë ose perlat edhe ato janë për pastërti, për qartësi dhe për balancë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.