“NJËMIJË DIEJ VEZULLUES” NGA KHALED HOSSEIN

“NJËMIJË DIEJ VEZULLUES” NGA KHALED HOSSEIN

“Mësoje këtë tani dhe mëso mirë bija ime: si një gjilpërë busulle që tregon veriun, gishti akuzues i një burri gjen gjithmonë një grua. Gjithmonë.”

“Njëmijë diej vezullues” apo në origjinalin e tij “A Thousand Splendid Suns” është roman i botuar në vitin 2007 i autorit afgano-amerikan Khaled Hosseini. Ky roman pason suksesin e librit të tij më të shitur në vitin 2003 Gjuetari i Balonave.

Në “Njëmijë diej vezullues” flitet për gratë afgane dhe jetën e tyre. Aty shtjellohet historia e Mariamit, një adoleshente e paligjshme nga Herati e cila detyrohet të martohet me një këpucar nga Kabuli pas një tragjedie familjare. Laila, e lindur një brez më vonë, jeton një jetë relativisht të privilegjuar por jeta e saj kryqëzohet me atë të Mariamit kur një tragjedi e ngjashme e detyron atë të pranojë një propozim martese nga burri i Mariamit. Në krahasim me romanin Gjuetari i Balonave ku theksohet historia e raportit babë-bir në këtë roman ai vendos theksin tek një histori e relacionit nënë-bijë. Hosseini vazhdonte shtjellon disa nga temat e përdorura në veprën e tij të mëparshme, të tilla si dinamika familjare por në vend të kësaj fokusohet kryesisht te personazhet gra dhe vajza dhe rolet e tyre në shoqërinë bashkëkohore afgane.

Kur u pyet se çfarë e shtyu të shkruante një roman të përqendruar te dy gra afgane, Hosseini tha:

“Kisha pasur idenë të shkruaj një histori për gratë afgane për disa kohë pasi kisha mbaruar së shkruari “The Kite Runner”. Ai roman i parë ishte një histori e dominuar nga meshkujt. Të gjithë personazhet kryesore, përveç ndoshta gruas së Amirit, Soraya, ishin burra. Kishte një aspekt të tërë të shoqërisë afgane që nuk e kisha prekur te Gjuetari i Balonave, një peizazh i tërë që e ndjeja se ishte pjellor me ide historish…Në pranverën e vitit 2003, shkova në Kabul dhe më kujtohet duke parë këto gra të veshura me burka të ulura në cepat e rrugëve, me katër, pesë, gjashtë fëmijë, duke u lutur për ndryshim. Më kujtohet se i shikoja duke ecur në çifte në rrugë, të ndjekura nga fëmijët e tyre me rroba të rreckosura dhe duke pyetur veten se si i kishte sjellë jeta në atë pikë…Unë fola me shumë prej atyre grave në Kabul. Historitë e tyre të jetës ishin vërtet mallëngjyese…Kur fillova të shkruaja “Një mijë diej vezullues” e gjeta veten duke menduar për ato gra vazhdimisht. Zëri i tyre, fytyrat dhe historitë e tyre të pabesueshme të mbijetesës ishin gjithmonë me mua dhe një pjesë e mirë e frymëzimit tim për këtë roman erdhi nga shpirti i tyre kolektiv.”

Ai i konsideron të dy romanet si “histori dashurie” në kuptimin që dashuria “i nxjerr personazhet nga izolimi i tyre, që u jep atyre forcën për të kapërcyer kufizimet e tyre, për të ekspozuar dobësitë e tyre dhe për të kryer akte shkatërruese të vetëflijimit”.

Kritiku i Washington Post Jonathan Yardley sugjeroi se “tema qendrore e Një mijë diej vezullues është vendi i grave në shoqërinë afgane”, duke treguar një pasazh në të cilin nëna e Mariamit thotë: “Mësoje këtë tani dhe mëso mirë bija ime: si një gjilpërë busulle që tregon veriun, gishti akuzues i një burri gjen gjithmonë një grua. Gjithmonë. Ti kujtoje këtë Mariam.”

Një përmbledhje e përjavshme e Riverhead Trades thotë se romani tregon vazhdimisht “despotizmin patriarkal ku gratë varen jashtëzakonisht shumë nga baballarët, burrat dhe veçanërisht djemtë, lindja e fëmijëve meshkuj është rruga e tyre e vetme drejt statusit shoqëror”./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.