ABORTI ËSHTË E DREJTË THEMELORE E TË GJITHA GRAVE- PRESIDENTI FRANCEZ EMMANUEL MACRON

ABORTI ËSHTË E DREJTË THEMELORE E TË GJITHA GRAVE- PRESIDENTI FRANCEZ EMMANUEL MACRON

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka quajtur abortin të drejtë themelore të grave pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi vendimin e vitit 1973 që legalizonte abortin në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

“Aborti është e drejtë themelore e të gjitha grave. Duhet ta mbrojmë. Dua të shpreh solidaritetin tim me të gjitha grate, liritë e të cilave janë sfiduar nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara sot”, shkroi Macron në Twitter.

Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi sot një vendim 50-vjeçar që legalizonte abortin në të gjithë vendin, duke detyruar miliona gra të humbnin të drejtën e tyre ligjore për abort.

“Kjo është një ditë e trishtër për vendin”, tha presidenti amerikan Joe Biden me rastin e vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për abortin dhe u zotua se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të mbrojtur të drejtat e grave.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë fjalë për fjalë e ktheu Amerikën 150 vjet mbrapa sepse vendosi ligjet shtetërore të viteve 1800 që kriminalizojnë abortin si shpjegim”, tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.