EDHE KAFSHËT SHTËPIAKE DUHET MBROJTUR NGA NXEHTËSIA

EDHE KAFSHËT SHTËPIAKE DUHET MBROJTUR NGA NXEHTËSIA

Këshillat si të mbrojmë edhe kafshët shtëpiake që ashtu si ne vuajnë nga nxehtësia e këtyre ditëve.

Mes rregullave që duhen ndjekur për të mbrojtur edhe miqtë tanë, ndër më të rëndësishmet janë:

* Mos lini asnjëherë një kafshë të mbyllur në makinë. Në këtë vapë, kafsha mund të ngordhë brenda pak kohe, mjaftojnë edhe vetëm 10 minuta.

* Sigurohuni që ka kafsha mund të gjejë gjithnjë një vend në hije dhe të ketë ujë të freskët me bollëk

* Mos detyroni qentë të mundohen së tepërmi. Këto ditë të nxehta është mirë që të nxirren shëtitje në mëngjes dhe në darkë vonë kur freskon disi, transmeton Telegrafi.

* Mos mbani akuariumin nën rrezet e diellit. Ndërroni ujin rregullisht dhe hiqni algat që formohen.

* Mos lini kanarinat në ballkon nën rrezet e diellit.

* Kontrolloni rregullisht miqtë tuaj mos kanë parazitë të jashtëm apo vezë mizash.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.