FAZA PORTOKALLI NË TËRË SHTETIN DERI MË 25 KORRIK

FAZA PORTUGALLI NË TËRË SHTETIN DERI MË 25 KORRIK

Prej sot deri më 25 korrik vazhdon faza portikalli në tërë shtetin. Për atë shkak Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeveria e RMV-së informojnë se vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për ulje të rreziqeve nga temperaturat e larta.

Masat e rekomanduara nga Qeveria janë lirimi nga detyrimet e punës i grupeve më të cenueshme të popullsisë, si: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, puna e të cilëve nuk mund të organizohet online.

“Autoritetet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike të respektojnë rekomandimet;

Qeveria i rekomandon sektorit privat që të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, mbi të gjitha duke shmangur qëndrimin jashtë në periudhën nga ora 11:00-17:00;

Të gjitha personat juridikë që kryejnë veprimtari në natyrë, të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punëtorëve në ndërtimtari;

Çerdhet duhet të organizojnë orarin e tyre të punës nga ora 7:00 deri në orën 17:00, në mënyrë që të mos praktikojnë aktivitet fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë pas orës 11:00.

Qeveria ka vendosur që këto masa të zgjasin 9 ditë, nga data 17-25 korrik, deri në vendimmarrje të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.