KUJDESI NDAJ LULEVE NDIKON POZITIVISHT NË SHËNDETIN MENDOR

KUJDESI NDAJ LULEVE NDIKON POZITIVISHT NË SHËNDETIN MENDOR

Kujdesi ndaj kopshtit në përgjithësi, e luleve në veçanti, mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendor, thonë ekspertët.

Sipas shoqatës bamirëse të shëndetit mendor “Mind”, më shumë se 7 milionë britanikë thonë se që nga pandemia, shëndeti i tyre mendor ka përfituar nga marrja me kopshtari, ndërsa gati dy të tretat thonë se kopshtaria dhe natyra ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit.

Sarah Boëers, menaxhere e qendrës rajonale të Birminghamit në Thrive, një organizatë bamirëse është shprehur se “efekti i të qenit i investuar personalisht në rritjen e diçkaje është fenomenal”.

Ajo ka thënë, se gjatë rritjes së një luleje për shembull, përjetohet një ndjenjë gëzimi, shkruan The Sun.  “Ju përjetoni një ndjenjë përgjegjësie dhe gëzimin e duke ditur se jeni kujdesur për atë bimë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, kujdesi ndaj luleve, njerëzve iu jep një ndjesi arritjeje. “Të marrësh pjesë në një program kopshtarie në komunitet ose të punosh në një ndarje ose thjesht të kujdesesh për diçka në shtëpi mund t’ju japë atë rutinë që ju nevojitet për t’u ngritur në mëngjes. Pastaj, do të thuash, ‘unë kam arritur diçka’, është shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.