MOTI NË RMV KËTË JAVË DERI NË 43 GRADË

MOTI NË RMV KËTË JAVË DERI NË 43 GRADË

Në tre ditët në vijim moti në RMV do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Sipas parashikimit treditor metereologëve, sot do të fryjë erë mesatare, e disa herë e fortë nga veriu përgjatë Povardarisë. Nesër do të fryjë sërish erë mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa pasnesër sërish erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë dhe do të jetë 10.

Temperaturat minimale sot dhe nesër do të lëvizin nga 18 deri në 24 gradë, ndërsa pasnesër nga 16 deri në 25 gradë. Temperaturat e ditës sot dhe nesër do të lëvizin nga 30 deri në 42 gradë, ndërsa pasnesër nga 35 deri në 43 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me erë mesatare, herë pas here të fortë nga veriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.