MOTI SOT ME DIELL DHE RELATIVISHT I NGROHT

MOTI SOT ME DIELL DHE RELATIVISHT I NGROHT

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, paradite me mjegull të dobët në disa lugina, kurse në zonat malore gjatë ditës dukshëm më i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale e ditës do të arrijë deri më 27 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë paradite do të ketë mjegull në pjesë të luginës, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Tempersatura do të sillet prej 6 deri më 24 gradë Celsius.

Sipas Entit Hidro Metereologjik, në këtë pjesë të vitit vazhdon një periudhë me mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Deri të martën do të jetë dukshëm më ngrohtë edhe në zonat malore. Paradite në disa lugina do të krijohen kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit, ndërsa temperatura do të jetë disa gradë më e ulët gjatë ditës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.