MOTI SOT ME DIELL DHE VARANËSIRA

MOTI SOT ME DIELL DHE VARANËSIRA

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira, do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta në disa lugina.  Poashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 7, kurse maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë paradite do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa pasdite me diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 18 gradë.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa nga e diela moti do të jetë dukshëm më i ngrohtë me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në disa lugina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.