MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA, TË DIELEN ULEN TEMPERATURAT

MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA, TË DIELEN ULEN TEMPERATURAT

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e fortë në drejtim të pjesës jugore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 14 deri në 19 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

Sipas metereologëve të shtunën do të mbajë me reshje të shiut, ndërsa të dielen do të kemi ulje të temperaturave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.